Shëndet

Veshkat, çfarë i rrezikon? Mjekja jep alarmin: Veshkat po dëmtohen edhe tek moshat e reja. Shkaku kryesor, diabeti

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën, të cilat shoqërohen me një numër të lartë të vdekshmërisë.

Për të kuptuar më shumë se kush janë dhe si duhen trajtuar këto sëmundje në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte e ftuar mjekja Nefrologe, Marsida Duli.

“Kur flasim për sëmundje të veshkave duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me dëmundje të organeve të tjera. Pasi veshkat dëmtohen si pasojë e dëmtimit të organeve të tjera.

Psh vendin e parë në dëmtimin e veshkës është diabeti dhe në të njëjtët hapa po rriten rastet e dëmtimit të veshkave pikërisht si pasojë e shtimit të të sëmurëve me diabet. Pra kemi edhe prekje të veshkave edhe tek moshat e reja, kjo pasi po shtohen rastet e të rinjve me diabet”, u shpreh ndër të tjera mjekja Marsida Duli. / ORA NEWS

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button