Vendi

“Mes emigrantëve, edhe terroristë të ISIS”, Karamuço: Krimi i organizuar po studion bazën e Shëngjinit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për kampin e emigrantëve që do të ngrihet në Shëngjin në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë e Italisë.

Ai tha se mes emigrantëve mund të ketë edhe terroristë të ISIS, të cilët mund të kryejnë dhe akte kriminale.

Si shembull eksperti solli edhe rastet e sulmeve terroriste në Francë dhe Belgjikë.

“Tre sulme terroriste 2 në Francë dhe 1 në Belgjikë i kemi pasur nga njerëz që kanë zbarkuar në Lampedusa, kanë qenë ekstremistë të ISIS-it, kanë deportuar në vendet europiane dhe janë lidhur me celulat, duke kryer aktet. Tendenca e tyre është që infiltrohen në grupe të emigrantëve, kjo mund të na ndodhë dhe ne. Ka pasur disa tentative për vënie zjarri, si në rastin e një kanioni të madh, ka pasur vrasje brenda në kamp”, tha Karamuço.

Sipas Karamuços ardhja e tyre mund të çojë edhe në shtimin e trafikut ilegal të emigrantëve.

Ai ka thënë më tej se edhe krimi i organizuar në Shqipëri ka filluar të mendojë se si do ta përdorë për përfitimet e tij këtë kamp.

“Madje kanë vënë në mendime krimin e organizuar se si do ta shfrytëzojnë këtë kamp. Ajo është një qendër jo emigrantësh është qendër penitenciare, pra është si burg. Mund të kryejnë vepra penale brenda në kamp, ose kur të vijnë këtu mund të shfaqen të dhëna që kanë kryer krime në vendet e tyre. Do ketë një komisariat policie të posaçëm, nuk do durojnë dot dhe do rebelohen shumë”./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button