Vendi

Loja me shifrat e turistëve/ Qeveria: Në 2023 kanë ardhur këtu i gjithë Mali i Zi dhe gati 3 herë e gjithë Kosova

Sipas të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me statistikat e turizmit tregojnë se në vendin tonë vitin e shkuar kanë hyrë rreth 1 milionë italianë.

Si peshë ndaj totalit të vizitorëve që rezultojnë 10.15 milionë sipas të dhënave qeveritare, Italia ka rreth 9 për qind. Kosova është vendi që mban peshën kryesore të turizmit në vend ku rreth 43 për qind e totalit të hyrjeve vijnë prej saj.

Konkretisht nga Kosova në janar-dhjetor 2023 kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022, edhe pse popullsia e Kosovës është vetëm 1.8 milionë.

Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind, ku në 2023 janë 637 mijë persona që janë futur në vendin tonë, më shumë se gjithë popullsia e Malit të Zi prej 620 mijë banorësh.

Mesa duket qeveria llogarit si turist çdo person që futet në territorin e vendit tonë, duke bërë që Kosova me 1.8 milionë banorë të këtë 4.4 milionë turistë dhe Mali i zi të shpërngulet i gjithi në vendin tonë.

SSipas qeverisë të gjithë këta quhen si turistë, duke mos bërë diferencimin e hyrjeve për aktivitete të tjera që mund të kenë pasur këta shtetas, apo duke llogaritur hyrjen e dikujt më shumë se një herë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button