Sport

Gjesti vulgar i Cristiano Ronaldos me fanellën e Al-Hilal

Në filozofinë e një kampioni si Cristiano Ronaldo humbja e një ndeshje nuk kalon aspak lehtë. Dhe humbja në derbin e Riadit, ku Al Nassr i tij u mposht 2-0 nga Al-Hilal i Neymar nuk i ka pëlqyer aspak portugezit.

Madje ka bërë që CR7 të humbasë toruan ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes. Teksa largohej nga fusha i zemëruar, 39-vjeçari u bë protagonist me një gjest vulgar, pasi në drejtim të tij u hodh një fanellë e Al-Hilal nga tifozët kundërshtarë.

Ronaldo mori fanellën që u hodh në drejtim të tij, e fërkoi në pjesët intime dhe më pas e hodhi përsëri drejt tribunës. Gjesti i tij jo fort i hijshëm është kritikuar gjerësisht, ndërsa video e incidentit po bën xhiron e rrjetit./A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button