Vendi

Balla në analizën e Policisë së Dibrës dhe Kukësit: Ngjarjet e vjetra janë burim për ngjarje të reja kriminale

Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë, si dhe rikonstruksionin e Komisariatit të Policisë Peshkopi. 225 punonjës të Drejtorisë Vendore dhe komisariatit të Peshkopisë do të ushtrojnë detyrën duke pasur të gjitha kushtet e nevojshme.

Si pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në përfundim të analizës vjetore të DVP Dibër dhe Kukës u pyet dhe lidhur me situatën e krimit në vend.

Pyetje: Cila ishte arsyeja e vizitës dhe çfarë doli nga analiza vjetore në Drejtorinë e Qarkut Dibër?

Ministri Balla: Kemi bërë një analizë të përbashkët mes DVP Dibrës, Kukësit, por edhe të Kufirit, duke qenë se ka një ndërlidhje të madhe të problematikave mes të tre këtyre drejtorive. Mos harroni që mbulohen një numër i konsiderueshëm i pikave të kalimit kufitar dhe po ashtu edhe një sërë çështjesh që lidhen me krime kundër mjedisit apo problematika që lidhen dhe që unë e kam theksuar gjithmonë edhe në komunikime të tjera me ju, kryesisht me zbulimin e ngjarjeve kriminale të vjetra. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ngjarjet e vjetra kriminale janë burim për ngjarje të reja kriminale sikurse kemi pasur një rast në qarkun Dibër ku për shkak të një ngjarje të vjetër, është riaktivizuar një konflikt dhe na ka çuar në një ngjarje të re kriminale. Prandaj është shumë e rëndësishme. Kemi rakorduar edhe me institucionin e prokurorisë, të cilët gjej rastin t’i falënderoj në rastin e Dibrës, për bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi pasur në goditjen e një sërë aktivitetesh kriminale. Kemi në këndvështrim dhe nën vrojtim monitorimin tonë për grupe të caktuara kriminale, që zhvillojnë aktivitete në fusha të caktuara dhe po punojmë bashkë me prokurorinë për të goditur çdo lloj aktiviteti kriminal me një fokus sikurse e keni parë, edhe sa i përket kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke synuar që të garantojmë jo vetëm shkolla të sigurta, por edhe komunitete të sigurta dhe mos harroni se për shkak të qasjes në kufi me Republikën e Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, mos harroni se kemi një sërë aktivitetesh që lidhen me trafikimin apo me kontrabandimin, të cilat janë fokusi i punës tonë.

Pyetje: Duke qenë se e përmendët çështjen territoriale, a mendoni se Policia e Shtetit është e ngarkuar me shumë përgjegjësi, qoftë me kontrollin e territorit. Ka shumë ngarkesë?

Ministri Balla: Policia e Shtetit ka ngarkesën që i jep ligji. Dhe unë jam i sigurt që rritja çdo ditë e murit të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit lidhet me faktin që Policia e Shtetit po i përgjigjet çdo ditë ndoshta edhe detyrave që nuk janë pjesë e detyrave funksionale të Policisë së Shtetit. Ju jeni dëshmitarë, kemi pasur gjatë javëve të fundit, 2 raste të angazhimit të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Repartit të Policisë Alpine, për t’u ardhur në ndihmë turistëve, qofshin këta vendas apo të huaj, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga ana e Policisë. Në fakt kjo si detyrë funksionale, nuk ka qenë më parë e parashikuar. Tashmë për shkak të angazhimit dhe të fokusit tone te turizmi për të garantuar siç i ka hije shqiptarit, një Shqipëri të sigurt. E vërteta është që sezoni turistik i vitit 2023, tregoi që Shqipëria jo vetëm po bëhet një kampione e turizmit në Ballkan, për shkak të bukurive të veta natyrore, për shkak të mikpritjes mbresëlënëse, por po aq mbresëlënëse është edhe siguria publike në të gjitha dimensionet e saj, përfshirë edhe pjesën që lidhet me shembullin që unë dhashë, pra angazhimin e policisë në gjetjen dhe mbështetjen, ndihmën e parë ndaj çdokujt që kërkon ndihmë, ndërsa eksploron, shijon, bukuritë natyrore jo vetëm të Korabit, por të të gjithë alpeve shqiptare.

Pyetje: Duke parë se ka një rritje të madhe të numrit të mjeteve, rreth 50.000 mijë mjete më shumë në pikën e kalimit kufitar Bllatë, si pasojë e ndërtimit të Rrugës së Arbrit dhe numrit të turistëve, a keni parashikuar përshpejtim të procedurave edhe në doganën e Bllatës?

Ministri Balla: Tani dua të ndaj me ju, informacionin se ne po punojmë për një qasje të re në pikat e kalimit kufitar. Ministria e Brendshme do të propozojë në Këshillin e Ministrave disa vendime që lidhen me marrjen në administrim nga Ministria e Brendshme të të gjitha pikave të kalimit kufitar, për t’i dhënë fund historisë së lloj-lloj ndërtimesh, që gjenden afër “buffer zone” të pikave të kalimit kufitar, me qëllim po ashtu, përmirësimin e të gjitha shërbimeve që ofrohen në PKK, qoftë nga policia kufitare, qoftë nga dogana shqiptare, apo nga institucionet e tjera publike. Kështu që në këtë aspekt, edhe kjo pikë e rëndësishme e kalimit kufitar, siç është Bllata për mua është e rëndësishme dhe do të ketë vëmendjen tonë edhe në përmirësimin e të gjitha shërbimeve që ofrohen në këtë pikë për të shkurtuar, sikurse e nënvizuat me të drejtë, kohën e përpunimit. Atë që kemi bërë në Qafë-Thanë, në komunikim me kolegët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta bëjmë edhe në këtë pikë të kalimit kufitar.

Pyetje: Ditët e fundit është arrestuar një person i shumëkërkuar në Dubai, a është ky një sinjal se pas vizitës suaj në Arabinë Saudite, do të goditen kokat e krimit, që fshihen në Dubai?

Ministri Balla: Për policinë e shtetit shqiptar nuk ka më asnjë territor, edhe jashtë vendit që të jetë i pa-aksesueshëm nga ana jonë. Ne kemi iniciuar, prej disa muajsh një nivel të ri bashkëpunimi me Interpolin dhe gjej rastin të falënderoj Interpolin, edhe në këtë rast, sepse falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abudabi, ne kemi arritur të identifikojmë dhe natyrshëm të ndalojmë një person shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. I është dorëzuar palës së Emirateve edhe draft-marrëveshja, e cila do të mundësojë ekstradimet. Nuk kemi pasur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe e shpresoj të ecim sa më shpejt me nënshkrimin e një marrëveshjeje për të mundësuar që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, jo vetëm të ndalohet por edhe të ekstradohet. Gjatë javëve e muajve të fundit kemi pasur disa raste të rëndësishme suksesi, persona të cilët kanë qenë e mbeten në listën e personave në kërkim. Gjatë analizës së sotme jemi fokusuar edhe te personat në kërkim që rezultojnë në listën e DVP Dibër e Kukës

Pyetje: Ditët e fundit është arrestuar një person i shumëkërkuar në Dubai, a është ky një sinjal se pas vizitës suaj në Arabinë Saudite, do të goditen kokat e krimit, që fshihen në Dubai?

Ministri Balla: Për policinë e shtetit shqiptar nuk ka më asnjë territor, edhe jashtë vendit që të jetë i pa-aksesueshëm nga ana jonë. Ne kemi iniciuar, prej disa muajsh një nivel të ri bashkëpunimi me Interpolin dhe gjej rastin të falënderoj Interpolin, edhe në këtë rast, sepse falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Interpol Tirana dhe Interpol Abudabi, ne kemi arritur të identifikojmë dhe natyrshëm të ndalojmë një person shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. I është dorëzuar palës së Emirateve edhe draft-marrëveshja, e cila do të mundësojë ekstradimet. Nuk kemi pasur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe e shpresoj të ecim sa më shpejt me nënshkrimin e një marrëveshjeje për të mundësuar që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, jo vetëm të ndalohet por edhe të ekstradohet. Gjatë javëve e muajve të fundit kemi pasur disa raste të rëndësishme suksesi, persona të cilët kanë qenë e mbeten në listën e personave në kërkim. Gjatë analizës së sotme jemi fokusuar edhe te personat në kërkim që rezultojnë në listën e DVP Dibër e Kukës

Pyetje: Gjatë analizave që keni bërë në DVP në qarqe, a është matur perfomanca dhe a do të ketë ndryshime në struktura për ta përmirësuar aty ku kanë qenë më dobët?

Ministri Balla: Ne kemi një sistem vlerësimi performancën. Unë do të jem prezent në të gjitha analizat e drejtorive vendore, qoftë për vitin 2023, dhe nuk do të presim 2024-ën për të zhvilluar analiza, por do të zhvillojmë edhe analizat në fund të 6 muajve të parë të vitit. Besoj çdo drejtor vendor i di cilat janë objektivat.

Pyetje: A do të ketë ndonjë gjë konkrete për Ervis Martinin?

Ministri Balla: Kjo është një pyetje që më bëhet sa herë që kam mundësinë të komunikoj me ju dhe dua t’ju garantoj që jo vetëm për këtë ngjarje, por për çdo ngjarje të rëndë kriminale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në bashkëveprim me të gjitha strukturat e varësisë së tij, qofshin në DPPSH apo në drejtoritë vendore, bëjnë një punë të përditshme për t’i shkuar në fund zbardhjes së çdo ngjarjeje kriminale./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button