ShowBiz

“Ai është zhgënjimi im i parë si femër’/ Sarës si del e keqja me Endrikun

Hyrja e Enrik Bebës si banor në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ parashikoi tensione. Këngëtari u bë pjesë e kësaj eksperience në një kohë kush ish-i i tij, Sara Gjordeni sapo kishte nisur një romancë me artistin nga Kumanova, Bardhin dhe të gjithë u bënë kuriozë sesi do të vazhdonte kjo situatë e sikletshme.

Dyshja janë përballur për herë të parë që nga ndarja dhe kanë sqaruar raportin e tyre edhe për publikun. Mirëpo Sara sot ka rrëfyer më shumë për ndarjen nga Endrik në një bisedë me Albin.

Teksa shihte Endrikun që qëndronte me Bardhin, Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.

Pjesë nga biseda me Albin:

Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa…Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti?

Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë

Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di…

Sara: Disa muaj ka qenë, ati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button