Sport

Spalletti: Grup i hekurt? Jemi mësuar, na përmirëson më shumë

Belgjika dhe Franca (dhe Izraeli), Italia sërish në një “grup ferri”.

Në fakt, italianët duhet të jenë mësuar mes shortin e pamëshirshëm për ra.

“Po, por ne jemi mësuar me këtë lloj shorti. Në këtë mënyrë ne kemi një ide se si duhet të jetë sjellja jonë kur të dalim në fushë.”

Kështu trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, komenton shortin e Ligës së Kombeve për Rai Sport.

“Kë kompeticion është krijuar në një mënyrë inteligjente për të ngritur nivelin e skuadrave që e luajnë. Këto ndeshje këtu të japin mundësinë të përmirësohesh gjithnjë e më shumë”.

Italia është shortuar në Grupin 2 me Belgjikën, Francën dhe Izraelin, Liga e Kombeve 2024/2025 do të fillojë shtatorin e ardhshëm: “A është Franca kundërshtari më i fortë?

Po, sepse është kombëtare që ka një histori të rëndësishme. Gjithmonë përballjet me ta kanë qenë të forta, të japin shumë motivim.”

Nga ana tjetër, trajneri i Francës, Deshamps, u shpreh i lumtur që do të përballet me Italinë.

“Ekipet në Ligën A janë të gjitha të forta, ka 4 grupe cilësore. Personalisht, jam i lumtur që kthehem në Itali për t’u përballur me të kaltrit. Do të ketë tri ndeshje të nivelit të lartë për secilën skuadër.”

Grup i hekurt? Po, por për të gjithë. Ky kompeticion do të vijë pas Kampionatit Evropian dhe të gjithë trajnerët aktualisht janë të fokusuar në përgatitjen për turneun në Gjermani.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button