Life Style

Më shpejt seç pritej, zbulohet data e publikimit të filmit “Moana 2”

Për të gjithë fansat e filmit të animuar “Moana”, ka një lajm shumë të mirë për ju. Disney ka njoftuar se “Moana 2”, vazhdimi i “Moana” të vitit 2016, do të mbërrijë në kinema më 27 nëntor.

Në një deklaratë, CEO i Disney, Bob Iger tha: “Moana mbetet një film shumë i njohur dhe ne mezi presim t’ju japim më shumë nga Moana e Maui”.

Në filmin e parë, Moana shkon në një udhëtim përtej oqeanit me gjysmëperëndinë Maui, për të ndihmuar në shpëtimin e popullit të saj. Në kapitulli tjetër, ne do ta shikojmë atë të nisë një mision të rrezikshëm në detet e largëta të Oqeanisë, pasi të marrë një telefonatë nga paraardhësit e saj.

Vazhdimi i “Moana”, nga përshkrimi, pritet të jetë “një aventurë ndryshe nga çdo gjë që ajo është përballur ndonjëherë“. /tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button