Life Style

Bora Zemani dhe Sara Hoxha “thyejnë kornizat”, bëjnë ndryshimin drastik në pamje

Nuk jemi mësuar shpesh të shohim ndryshime në look-un e VIP-ave, por kur vendosin t’i bëjnë, bien shumë në sy dhe të gjithë flasin për to.

E keni parë pamjen më të re të prezantueses së njohur Bora Zemani dhe blogeres së famshme Sara Hoxha? Flokët në nuancë vishnje, që për hir të së vërtetës u shkojnë shumë. Ishte e para Sara që e ndau ndryshimin e saj me të gjithë ndjekësit në Instagram, e më pas Bora.

A ka qenë Bora e ndikuar nga Sara, apo mos ndoshta ky do të kthehet në trend dhe do të eksperimentohet edhe nga emra të tjerë të botës së ekranit?! Këtë do ta shohim në vijim nëse duhet ta shtojmë listën e emrave, duke qenë se dhe sezoni pranverës po afron dhe nisin të bëhen ndryshime për të qenë gati në periudhën e bukur të pushimeve./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button