Lajme

PL propozon nismë ligjore për pensionet: Pensione për qytetarët me më pak se 15 vjet punë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se përjashtuar nga skema e pensioneve qytetarët që kanë më pas se 15 vjet punë në Shqipëri, ndërsa njeh kontributet për kaq vite, në rastin e marrëveshjes me Italinë.

Meta deklaroi se PL do të propozojë, ndryhsime ligjore, që edhe qytetarët që kanë më pas se 15 vjet punë, të përfitojnë pension të pjesshëm.

Partia e Lirisë do të propozojë një ligj për ndryshimin e skemes së sigurimeve shoqërorë, ku parashikohet të përfitojnë pension edhe qytetarët që kanë më pak se 15 viteve punë. Lajmin e dha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili e quajti të papranueshëm, përjashtimin e këtyre qytetarëve nga skema e pensioneve.

Meta akuzoi qeverinsë Rama se vepron me dy standarde, pasi njeh kontributet e qytetarëve për më pak se 15 vjet, për shqiptarët jashtë vendit, ndërkohë që përjashton nga skema e pensioneve, qyteatrët që kanë kontribuar në Shqipëri, për të njëjtin afat kohor. 

Kreu I partisë së lirisë, ngriti alarmin se Skema e pensioneve rrezikon falimentin, për shkak të informalitetit dhe plakjes së popullësisë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button