Life Style
E njihni vogëlushen në foto? Sot ajo është një ndër moderatoret më të bukura në Shqipëri
Moderatorja Lei Kraja konsiderohet si një ndër vajzat më simpatike të ekranit.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria.
Fotografia është shkrepur shumë vite më parë, kur Lei ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël.
Siç duket nga fotografia, moderatorja nuk ka ndryshuar aspak që nga ajo kohë dhe vazhdon ende të ketë thuajse të njëjtat tipare.
Edhe më herët Lei ka publikuar foto nga fëmijëria për t’u “mbyllur gojën” të gjithë atyre që mendojnë se ka bërë ndërhyrje estetike.