Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
Kërkimet për lumturinë janë të shumta, nga mësimet prej njerëzve më të lumtur në botë, te hulumtimi i zonave blu të lumturisë.
Por, Dan Witters, drejtor kërkimor në “Gallup National Health and Well-Being” thotë se ka bërë shumë studime për të kuptuar se cilat janë shenjat dalluese që bashkojnë njerëzit e lumtur në çdo cep të botës. Sipas Dan, lumturia del nga një grup faktorësh që lidhen me stilin e jetesës, zakonet dhe përditshmërinë.
Nëse edhe ju keni këto 15 pika të përbashkëta me njerëzit e lumtur, me siguri jeni një prej këtyre të fundit.
1. Menaxhoni mirë financat dhe jetoni sipas mundësive tuaja. Keni mjaftueshëm para për të bërë gjithçka që doni
2. Ju vendosni qëllime vazhdimisht dhe i arrini ato
3. Gjithmonë gjeni kohë për udhëtime apo pushime me familjen dhe miqtë
4. Përdorni forcat tuaja për të bërë atë që dini të bëni më mirë çdo ditë
5. Ndiheni të sigurt në komunitetin tuaj
6. Mësoni diçka të re ose interesante çdo ditë
7. Ju keni dikë në jetën tuaj që ju inkurajon të jeni i/e shëndetshme
8. Ushqeheni mirë çdo ditë
9. Konsumoni pesë racione me fruta dhe perime të paktën katër herë në javë
10. Ju shkoni te dentisti të paktën një herë në vit
11. Në 12 muajt e fundit, keni marrë nisma për të përmirësuar apo investuar në zonën ku jetoni
12. Nuk pini duhan
13. Keni peshë normale dhe metabolizëm të mirë
14. Ushtroheni të paktën 30 minuta tre herë në javë
15. Jeni aktivë dhe produktivë çdo ditë./albeu