ShowBiz

Sot 10 vite pa Vaçe Zelën, e bija: “Pa ty bota është më e varfër Mam”

Vaçe Zela ndërroi jetë si sot 10 vite më parë, në moshën 75-vjeçare. Ajo njihet ndryshe si ikona e muzikës shqiptare. Zemra e Vaçe Zelës u ndal në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës. Këngëtarja, e cila kishte vite që jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Prej vitesh ajo zotëroi skenën, si një këngëtare e papërsëritshme dhe e admirueshme për publikun. U rikthye në qytetin e lindjes, e derdhur në bronz, pranë qendrës kulturore, që mban emrin e saj. Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës me këngën “Fëmija i parë”.

“Falemnderit zotit që të pata! Ti ishe dashuria e jetës sime dhe do të jesh deri në frymën e fundit drita e shpirtit tim. Pa ty bota është më e varfër Mam”, shkruan Irma Rodiqi, vajza e këngëtares së madhe në një status në rrjetet sociale.

Në vitet e fundit të jetës, Vaçe Zela e reduktoi në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë ajo mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare./NGA LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button