Klajdi flet për herë të parë pas eliminimit nga BBV/Ja si reagoi ai kur pa meme-t për ushqimin…

“Telefonin ma dhanë shumë vonë mbrëmë. Më thanë që jam bërë pak meme…”
ftuar sot në emisionin “Big Brother Vip Fan Club” ka qenë Klajdi Musabelliu, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e kaluar. Pas një nominimi për thyerjen e rregullave dhe Zarfin e Zi nga Vëllai i Madh.
Si do ta përshkruante Klajdi përvojën e Big Brother-it?
Është një eksperiencë shumë e bukur, është një ëndërr e cila zgjati aq sa zgjati. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij produksioni. Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i lumtur. Hyra duke qeshur dhe dola duke qeshur edhe pse ato lotët ishin lot gëzimi.
Pavarësisht se ende nuk janë bërë 24 orë që ai ka dalë nga shtëpia e BBV, a ka pasur mundësinë që të shikojë reagimet në rrjetet sociale? Çfarë e ka çuditur më shumë?
Telefonin ma dhanë shumë vonë mbrëmë. Takova mamin, qëndrova me dy shokë që jam rritur dhe më thanë që jam bërë pak meme, më bëhet shumë qejfi sepse unë vdes të bëhem meme.
Pasi pa disa nga meme-t më virale në studio ai u shpreh:
Ku ka gjë më të mirë sesa të bëhesh meme për ushqimin, mendova mos do të më kishin quajtur ‘Sallom Musabelliu”…