Lajme

“Ka 10 vjet që shteti ka marrë formën e lëmshit”- Bujar Kapexhiu në protestën poshtë pallatit të Berishës: Qeveria është bërë sezonale, kur bien gjethet bien edhe ministrat

Regjisori i njohur Bujar Kapexhiu mori pjesë në protestën poshtë pallatit të Sali Berishës, ku e përshkroi shtetin shqiptar në këto 10 vite si një lëmsh.

Në fjalën e tij para mbështetësve demokratë, Kapexhiu u shpreh se në krye të këtij lëmshi është një nyje, fijet e të cilës mund të priten ose nga ndërkombëtarët ose nga qytetarët.

Kapexhiu u shpreh se qeveria është bërë sezonale, sapo bien gjethet bien dhe ministrat e kabinetit.

“Unë sot nuk vij vetëm si dibran, por vij si qytetar, qytetar i Shqipërisë, qytetar i këtij shteti që ka nja 10 vjet që ka marrë formën e një lëmshi dhe nuk po din si ta ç’mpleksi. Lëmsh në qeveri, lëmsh në politikë, lëmsh në drejtësi, lëmsh në art, kulturë, kudo vetëm një lëmsh.

Qeveritarët thonë se më mirë, se në Evropë  mund të shkojmë duke u rrokullisur si lëmsh. Por jo, e keqja është se në krye të lëmshit ka një nyje. Fija ka një nyje dhe këtë nyjë mund ta heqin vetëm dy, ose ndërkombëtarët ose ju. Pra ne duhet që këtë nyje ta presim, gërshërët i kemi, i kemi përdorur edhe herë tjetër. Duke ju parë edhe juve, herë të mërzitur dhe herë të revoltuar, për gjëra që ju mbani qëndrime të tilla ndoshta unë nga profesioni që kam më vjen me qesh. Edhe ne të qeshim, sepse e qeshura revoltës i jep më force

Qeveria është bërë sezonale, stinorë, bien gjethet bien ministrat, lindin gjethe lindin ministra, dhe çfarë ministrash, që nuk i njeh askush. Francezi thotë kurrë të dëgjuar dhe kurrë të parë”, tha nder të tjera regjisori i njohur./ Panorama.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button