Vendi

Berisha: Ahmetaj e pranoi se Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, 20 shkurti është dita e revoltës

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij u shpreh se Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe se me 20 shkurt opozita do ketë protestë.

Berisha: Folëm për drejtësinë.
A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim?
Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.

Megjithatë mbahen aty sepse kryebanditi në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontejnerët, vijnë dhe shkarkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button