Lajme

Bardhi: Nëse Rama do asgjësimin e shtetit do të na ketë përballë! Do jem në çdo protestë qytetare

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mbajti një konferencë për shtyp nga selia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit të ligjvënësve demokratë.

Bardhi tha se nëse Rama kërkon asgjësimin e shtetit, opozitën do ta ketë përballë. Sa më shumë arrogantë të jetë shteti, thotë ai, aq më shumë do të shtohet qëndresa e qytetarëve.

Bardhi tha se nëse Rama kërkon asgjësimin e shtetit, opozitën do ta ketë përballë. Sa më shumë arrogantë të jetë shteti, thotë ai, aq më shumë do të shtohet qëndresa e qytetarëve.

Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë.

Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.

Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit”, u shpreh Gazment Bardhi.

Po ashtu ai iu përgjigj dhe interesimit të gazetarëve lidhur me pjesëmarrjen e tij për herë të parë në më shumë se një muaj nga nisja e saj tek protesta e demokratëve te shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button