Bota

Itali, aksident masiv prane Modenës, rreth 100 makina përplasen mes tyre

Mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës. Në të njëjtën zonë, për shkak të përplasjeve masive nga ana e pasme midis Reggiolo dhe Carpi në A22, midis km 285 dhe 300 në të dy drejtimet, autostrada Brenner u mbyll, në hyrje, si masë paraprake për rreth shtatëdhjetë kilometra. Zjarrfikësit nxorën disa persona të bllokuar në llamarina. Në aksidentin e madh janë përfshirë gjithsej njëqind vetura dhe përplasja ka ardhur nga vizibiliteti i dobët për shkak të mjegullës. Disa persona u plagosën, asnjëri në gjendje të rëndë.

Pas përplasjeve nga ana e pasme ka ndodhur një tjetër aksident, ai në të cilin humbi jetën një drejtues kamioni, ku u përfshinë dy automjete, aksident i cili ndodhi në kilometrin 308 të A22 me drejtim verior, në komunën Campogalliano. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me vinç, policia rrugore dhe 118 me ambulancë.

Vendimi për mbylljen e seksionit që hyn në A22 u mor për të ulur presionin. Kryqëzimet do të rihapen gradualisht me zgjidhjen e situatës./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button