Ekonomi

“Informaliteti, për shkak të kushteve”/ Ekspertët: Çmimet e papërballueshme çojnë drejt mosdeklarimeve të sakta

Sipas ekspertëve raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ku e evidentohej se shtresa e varfër punonte kryesisht në të zezë, ose nuk deklaronin të ardhurat e sakta, ndodh pasi kjo shtresë nuk përballon dot çmimet e larta.

Shumica e atyre që punojnë në të zezë në Shqipëri janë ata me paga më të ulëta.

Fakt ky i evidentuar edhe nga të dhënat e raportit Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në të cilin thuhej se 63% e punonjësve në informalitet janë të varfër.

Për ekspertin e punësimit, Erion Muça kjo situatë tregon çmimet e larta dhe të papërballueshme në treg që i detyrojnë ata të mos deklarojnë pagat e tyre.

Sektorët ku është më i përhapur informaliteti, sipas Muços është ai i bujqësisë dhe industrisë prodhuese.

Në raportin e OECD për informaliteti të vetëpunësuarit zënë 45 %, për pasojë kjo sjell edhe një shifër të lartë të atyre që nuk deklarojnë xhiron reale, duke u shmangur edhe detyrimeve.

Edukimi i duhur ekonomi për masat, rritja e pagave si dhe përfshirja e të papunëve në kurse profesionale shikohen si alternativë kryesore nga eksperti për të parandaluar fenomenin e informalitetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button