Dhimbjet e gjurit – Pse shkaktohen dhe mënyra e duhur e trajtimit në shtëpi
Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë e sidomos gratë.
Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta.
3 Prej Shkaqeve Më Të Përhapura Të Dhimbjes Së Gjurit
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se dhimbjet e gjurit i atribohen kryesisht tre problemeve direkte.
Sindroma e Dhimbjes Patellofemoral
Në rastin e kësaj sindrome, dhimbja përfshin të gjithë gjurin dhe është më e fortë kur ngjitni shkallët, uleni në gjunjë ose bëni ushtrime.
Dëmtimi i Meniskut
Kjo strukturë e gjurit dëmtohet dhe çahet duke shkaktuar dhimbje të mprehta dhe enjtje të tij.
Në raste të tilla, njerëzit duhet të shkojnë sa më parë tek mjeku kirurg.
Osteoartriti
Osteoartiti është një nga format më të përhapura të artritit tek të rriturit. Njihet si sëmundje reumatizmale e cila prek kyçet dhe gjunjët.
Osteoartriti i gjurit prek rreth 10% të burrave dhe 13% të grave mbi moshën 60 vjeç. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm siç janë dëmtimët ashtu edhe nga deformimet e kockave apo plakja.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.
Trajtime Natyrale
Vendosni kompresa me akull te pjesa e gjurit që ju dhemb. Mbajeni për 20 minuta dhe bëjeni këtë ritual gjatë ditës.
-Shtrëngoni pjesën e gjurit që ju dhemb përmes një fashe elastike.
-Mundohuni të pushoni sa më shumë duke evituar lodhjen e gjunjëve.
Bëni ecje të ngadalta të cilat nuk ndikojnë në futjen e gjunjëve në një aktivitet të plotë.
Vendosni jastëkë të mëdhenj poshtë gjunjëve teksa pushoni.
Hidhni një lugë gjelle me piper të kuq në një filxhan me vaj ulliri. Përzjejini bashkë derisa masa të bëhet homogjene dhe masazhoni pjesët e gjurit në zonën që ju dhemb. Këtë ritual mund ta bëni dy herë në ditë për një javë.
Ushqyerja e Duhur
Dhimbja e gjurit që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale mund të lehtësohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.
-Mbani një diete të mirë ushqimore me produkte që janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.
-Hani më shumë peshk, sepse ai përmban vitamina dhe ndihmon në përthithjen e kalciumit, element jetik ky për forcimin e kockave.
Hani më shumë portokalle të pasura me vitaminw C, e cila forcon kockat dhe imunitetin.
Perimet me gjethe ( spinaq, lëpjetë etj) janë burim i shkëlqyer i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit që ofrojnë mbrojtje të shkëlqyer ndaj shumë sëmundjeve.
Hani më shumë bajamet të pasura me vitamina dhe minerale.
Hani më shumë xhenxhefil, një nga produktet më të çmuara për lehtësimin e dhimbjeve. /AgroWeb.org