Në banesë jetonte vetëm e ëma, policia jep detaje për shpërthimin në Lezhë: Pronari i shtëpisë jeton jashtë
Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku një banese iu vendos lëndë plasëse.
Në njoftimin zyrtar policia sqaron së shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me iniciale A.I., ndërsa thekson se ky person jeton jashtë vendit.
Në momentin kur është hedhur lënda plasëse në shtëpi ka qenë vetëm e ëma.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
“Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.
/Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit./OraNews