Lajme
Ndërron jetë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i mbretit të fundit të Italisë
Vittorio Emanuele i Savojës, djali i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria José, ka humbur jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”.
“Në orën 7.05 të mëngjesit të sotëm, 3 shkurt 2024, Lartësia e Tij Mbretërore Vittorio Emanuele, Duka i Savojës dhe Princi i Napolit, i rrethuar nga familja e tij, ndërroi jetë paqësisht në Gjenevë. Vendi dhe data e varrimit do të komunikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.I ndjeri do të kishte mbushur 87 vjeç më 12 shkurt./bw