Gomarit të sëmurë i jepet 24 litra Coca-Cola, rezultati ishte vërtet surprizues
Veterinaret i dhanë kola me gaz një gomari të sëmurë për të ndihmuar në lehtësimin e bllokimit në stomakun. Gomari i quajtur Joey “banues” në Sidmouth, Devon të Britanisë kishte një gjendje të njohur si impaksion gastrik. Ishte aq keq sa nuk mund të hante e të pinte asgjë dhe kishte shumë dhimbje.
Veterinerët i dhanë Joey-t 24 litra pije të gazuara gjatë katër ditëve përmes një tubi në hundë dhe tani ai është “kthyer në veten e zakonshme dhe të lumtur”.
Veterinari Jamie Forrest tha se kola shpërndau bllokimin, një procedurë që e kishte provuar më parë me rezultate “vërtet të mira”. Ai shpjegoi se ata përdorën kola me yndyrë të plotë sepse Joey kishte nevojë për kalori shtesë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave. “Ne e administruam kola-në duke i futur një tub në hundë Joey-t, duke i shkuar direkt në stomak”, tha ai cituar nga BBC./albeu