Sport

Tenis/ Sabalenka mposht kinezen Zheng dhe bëhet ‘Mbretëresha’ e ‘Australian Open’

Aryna Sabalenka fiton Slamin e dytë të karrierës dhe është edhe një herë “Mbretëresha” e Melbourne.

Tenistja bjelloruse u imponua në finalen e Australian Open kundër kinezes Qinwen Zheng, e cila dha gjithçka në një turne ku nisej si numri 15 i botës dhe të cilin e mbylli në dhjetëshen e parë, më saktësisht e 7-ta në botë.

Sabalenka, pa humbur asnjë set në të gjithë turneun, përsërit suksesin e 2023 dhe konfirmon se Melbourne përfaqëson terrenin e saj të preferuar.

Përfundoi 6-3, 6-2 në më pak se 1 orë e 20 minuta finalja e fituar nga numri dy i botës.

12 muajt prej fenomeneje të Aryna Sabalenkës i kanë dhuruar 2 Australian Open, një finale në New York dhe dy gjysmëfinale në Roland Garros dhe Wimbledon

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button