SPAK arreston kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë
Avokati Arben Lena, njëherësh kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. SPAK dyshon se Lena është përfshirë në një skemë korruptive, e cila nuk është realizuar dot, me qëllim ndikimin e paligjshëm në Gjykatën e Apelit në Korçë, për lirimin e një personi të arrestuar për trafik klandestinësh.
Hetimet që çuan në pranga Lenën janë vijim i një hetimi që 1 muaj më parë, që vuri në përgjegjësi penale edhe 6 persona të tjerë. Me vendim të Gjykatës, 3 prej tyre, konkretisht shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku dhe Bledar Kozici, u mbyllën në qeli, teksa 3 të tjerë në “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.
SPAK thotë se Hafsellari dhe Jesku, tentuan të paguajnë 5 mijë Euro në mënyrë që të zbusnin masën e sigurisë për Bledar Kozicin. Pjesë e këtyre përpjekjeve sipas SPAK ka qenë edhe shtetasja Dajana Kodra dhe Arben Lena, të dy me profesion avokatë. Teksa Artiana Kozici, lidhje familjare me personin që do lirohej dhe Dritan Tabaku, janë marrë nën hetim për moskallëzim krimi.
Të hetuarit në këtë dosje kanë rënë pre e përgjimeve të kryera për një tjetër hetime, teksa SPAK ka në verifikim edhe disa persona të tjerë./Tv Klan