Si ndikon orari midis vakteve në humbjen e peshës?
Të gjithë e dimë mirë se të konsumosh vaktet në orare të caktuara nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht kur dita është e ngarkuar me punë. Megjithatë, e rëndësishme mbetet të jeni sa më të vetëdijshëm dhe të dini si të ushqeheni shëndetshëm.
Si koha midis vakteve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Në një studim më pjesë marrje të vogël njerëzish, u zbulua se ata që konsumonin darkë në orën 9 të darkës kundrejt atyre që e konsumonin orën 6, kishin nivele më të larta të sheqerit në gjak mëngjesin tjetër.
Një tjetër studim zbuloi se ngrënia vonë në mbrëmje mund të ndikojë në humbjen e peshës, sepse aftësia e trupit tuaj për të djegur kalori mund të jetë më e ulët gjatë natës sesa gjatë pjesës tjetër të ditës.
Po ashtu, mund të ndikojë në metabolizmin tuaj dhe hormonet e urisë, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në humbjen e peshës.
Pra, në tërësi konsumi i vaktit të fundit të ditës në orë të vona, mund të ndikojë normalisht në rritjen e oreksit dhe uljen e shpejtësisë së trupit të djegies së kalorive, si dhe në ruajtjen e yndyrës dhe shtim të peshës.
Siç mund ta shihni, koha midis vakteve është një nga faktorët e rëndësishëm në menaxhimin e peshës.
Gjetjet në këtë studim tregojnë se sa e rëndësishme është të ruhet një normë e qëndrueshme e metabolizmit duke ngrënë vazhdimisht në intervale të rregullta. Një interval i rregullt vaktesh prej 3 deri në 4 orë hapësire midis tyre, është ideale për të mbajtur sheqerin në gjak në nivele normale dhe metabolizmin në një ritëm të qëndrueshëm.
Çdo person ka një shkallë të ndryshme të metabolizmit. Prandaj, çdo person ka nevojë për një sasi të përvetësuar të kalovirve dhe makronutrientëve.
Përveç kohës së duhur të vakteve, mënyra më e mirë për të humbur peshë, ose për të parandaluar rrezikun e obeziteti, është të ndiqni një regjim ushqimor të ekuilibruar mirë në intervale të rregullta dhe të qëndrueshme