Sport

Serie A/ Juventusi me 10-lojtarë merr një pikë ”heroike” ndaj Empolit

Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Empolit, në sfidën e Serie A, duke u ndalur kështu pas disa fitoresh radhazi.

Takimi filloi në “malore” për “Zonjën e Vjetër”.

Bardhezinjtë mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 18-të, pasi Milik u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër.

Pas kontrollit në VAR, arbitri Marinelli nuk hezitoi të nxirrte nga loja polakun.

Mysafirët patën rastet e veta, pa mundur dot të tregohen konkret.

Në fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic “nuhati” mirë golin, teksa gjatë një rrëmuje ne zonë, me një të majtë të bukur, sulmuesi serb ndëshkoi portierin Elia Caprile.

Festë e ligjshme në Torino për juventinët, në një sfidë kaq delikate.

Në superioritet numerik, Empoli u vendos në kërkim të golit të barazimit dhe u shpërblye pas disa rastesh.

Tommaso Baldanzi dërgoi topin në rrjetë, gjuajtje tokazi, e pamundur për t’u arritur nga Wojciech Szczesny.

Titullar në këtë sfidë ishte edhe Ardjan Ismajli, që i dha stabilitetin e duhur skuadrës së Davide Nicolas.

Juventus kryeson me 53 pikë, 2 pikë më shumë se Interi ndjekës, por këta të fundit kanë luajtur 2 ndeshje më pak.

Empoli gjendet në vendin e parafundit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button