Vendi
“Inceneratori i Tiranës”/ GJKKO rikthen në burg Pëllumb Abeshin
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rikthyer në qeli Pëllumb Abeshin, një prej të akuzuarve në lidhje me dosjen e inceneratorit Tiranë.
Vendimi i Apelit të Posaçëm erdhi si rezultat i kërkesës së Prokurorisë ë Posaçme për konvertimin e masës “arrest në shtëpi”, në masën “arrest me burg”.
Pëllumb Abeshi do të rikthehet në qeli pas vetëm 17 ditësh. Më 10 janar atij i ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se Pëllumb Abeshi u arrestua më 27 mars të vitit 2022 me akuzën e shpërdorimit të detyrë për inceneratorin, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit./faxnew